minutaefunditsport
  Futboll
 

 

Robinho + 20 milionë = Ibrahimovic?

Manchester City ka vendosur t’i shkojë në fund çështjes për transferimin e Zlatan Ibrahimovic, sipas Sport, pasi klubi anglez është duke e përgatitur, një ofertë prej 20 milionë eurosh plus Robinhon, për sulmuesin suedez.

Dihet se Roberto Mancini është adhurues i Ibrahimovic dhe se është duke kërkuar që ta vazhdojë punën me të te City, pas suksesit me suedezin në Itali te Interi. Mësohet se agjenti, Mino Raiola, tashmë ka biseduar me zyrtarët e Cityt për një marrëveshje që do ta bënte Ibrën futbollistin më të paguar në botë.

Ibrahimovic ka shënuar vetëm 20 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat për Barcelonën, por ka dështuar të lë përshtypje në qarqet mediatike katalane. Robinho nga ana tjetër e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Santosi, ndërsa është duke kërkuar largimin përkudër faktit se Mancini dëshiron ta mbajë në skuadër.

        Minuta e fundit "SPORT"

Juve e do Diarran, Reali kërkon Chiellinin

 

Sipas Il Corriere dello Sport, Juventusi është në kërkim të mesfushorit të Real Madridit, Lassana Diarra.

 

Thuhet se Real Madridi do të kërkojë shërbimet e Chiellinit, nëse Juventusi e dëshiron Diarran që sezonin e kaluar më shumë qëndroi në shtëpi se në fushë.

 

Nga ana tjetër thuhet se Mourinho e ka në listë Chiellinin si një nga futbollistët që do të transferohen patjetër. Florentino Perez dëshiron t’ia ofrojë Juves një numër lojtarësh duke përfshirë dhe Drenthen, por Bianconerët kërkojnë 20 milionë euro, për të transferuar Philipee Mexes dhe Edin Dzeko. 

 

 

  Minuta e fundit "SPORT"

Manchester United interesohet për Sneijder

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, raportohet se është i interesuar të sjellë në Old Trafford mesfushorin holandez Wesley Sneijder.

 

Siç shkruajnë mediat angleze, United është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Paul Scholes dhe është duke bërë gati 25 milionë funte për Wesley Sneijder.

United ka përfituar shumë para nga shitja e Cristiano Ronaldos verën e kaluar, por nuk e ka shfrytëzuar po thuajse aspak shumën e fituar nga Real Madridi, andaj Ferguson ka mjaft mjete në dispozicion.

Megjithatë është vështirë e besueshme se Interi do të lejojë të largohet njërin prej futbollistëve më të mirë të ekipit.

    Minuta e fundit "SPORT"

Honda dëshiron një klub të madh evropian

 

Ylli i kombëtares së Japonisë, Keisuke Honda do të dëshironte të transferohej në një klub më të madh evropian.

 

Agjenti i Honda thotë se klienti i tij do të analizojë mirë çfarëdo oferte që vjen nga ndonjë klub evropian, edhe pse ai sapo është transferuar në CSKA Moska në janar.

Honda është lavdëruar nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ndërsa Milani së fundi është përmendur si destinacion i tij i ardhshëm

 

“Ka spekulime, por askush nuk ka kontaktuar me mua ose me CSKA. Në futboll kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë, por mendoj se për momentin shumë klube nuk kanë burime të mira financiare, sigurisht kështu është edhe në Milan”.

“Ai luan në një qytet të shkëlqyeshëm, por nëse ka oferta nga klube të mëdha evropiane, është vështirë të thuhet jo” , ka thënë agjenti i lojtarit.

   Minuta e fundit "SPORT"

Hodgson kthehet kah Cole

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, dëshiron të transferojë Joe Cole, shkruajnë mediat angleze.

The Sun shkruan se Hodgson e sheh të larguarin e Chelseat si një zëvendësim ideal për Yossi Benayoun, i cili iu bashkua kampionëve për 5.5 milionë funte.

Hodgson e di se ai duhet të luftojë për të bindur 28-vjeçarin të largohet nga Londra dhe po ashtu ka shqetësimin e Tottenhamit që i ofron atij angazhim në Ligën e Kampionëve.

Por ai është i gatshëm ta bindë atë me vizionin e tij energjik për të ardhmen e Liverpoolit, që përfshinë edhe ruajtjen në ekip të Fernando Torres dhe Steven Gerrard.

       Minuta e fundit "SPORT"

Ronaldinho nuk largohet

Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, do të vazhdojë qëndrimin e tij te Milani, sipas konfirmimeve nga drejtori i klubit Ariedo Braida, pasi spekulimet kohëve të fundit thoshin se Dinho ka marrë oferta nga LA Galaxy, Olympiakos dhe Manchester City.

“Ronaldinho do të qëndrojë te Milani. Ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam që ai të vazhdojë”.

“Milani nuk ka ndërmend të shesë lojtarët e saj, sidomos jo Ronaldinhon. Lojtari do të jetë me ne deri më 30 qershor të vitit 2011, atëherë kur skadon dhe kontrata e tij. Gjithçka tejtër është vetëm spekulim”, tha Braida për Lancenet.

        Minuta e fundit "SPORT"

Milani nuk ka bërë ofertë për Fabianon

Agjenti i Luis Fabianos, Jose Fuentes, ka thënë se Sevilla nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Milani që nga sezoni i kaluar.

“Oferta e vetme konkrete që e kam pranuar nga Milani ishte sezonin e kaluar. Këtë sezon, unë e di se lojtari është vështruar nga klube të ndryshme, por ato mbesin vetëm spekulime për momentin. Klienti im nuk e ka problem të largohet nga Sevilla nëse vjen ndonjë ofertë e mirë që i kënaqë të gjitha palët, por ai është i lumtur edhe nëse qëndron”.

“Sa për rinovimin e tij? Propozimi është për tri vite dhe kjo ide u hodh nga Sevilla. Ne i kemi bërë kërkesat tona dhe deri më sot nuk më kanë kthyer përgjigje”, theksoi Fuentes që edhe njëherë në mënyrë të tërthortë ftoi Milanin për një ofertë, por duket se Rosonerët ende janë në gjumin veror.

 

Maicon: Mund të qëndroj te Interi

Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, ka thënë se ai nuk do të kërkojë të largohet nga Interi.

 

Po flitet se Maicon mund të transferohet te Real Madridi për shkak se vetë futbollisti e kërkon këtë, por tani del protagonisti dhe pohon se mund të qëndrojë te Interi.

“Nuk dua të iki nga Interi, por nëse Moratti vendos të më shesë, unë do të largohem, por vetëm te klubi që dua të shkoj. Unë do të shkoj në pushime. Nëse më thërrasin, atëherë do të jem i kënaqur të vazhdoj nën Rafa Benitezin”, theksoi Maicon.


         Minuta e fundit "SPORT"

Megjithatë, Torres nuk largohet?

Agjenti i Fernando Torresit, Jose Antonio Martin, ka mohuar komentet e publikuara nga shtypi britanik, të cilat kishin nxjerrë në pah agjentin që pohoi se spanjolli është drejt largimit nga Liverpooli.

 

“Për muaj të tërë nuk kam folur për shtypin anglez, sepse citatet e tyre janë totalisht të pavërteta. Tani nuk është koha të flasim për këtë çështje, sepse Torres është i fokusuar tërësisht në punën e tij për Spanjën”.

“Pas Botërorit, agjencia për lojtarët do ta takojë atë për të ardhmen e tij, por ç’është e vërteta ai ka kontratë me Liverpoolin që vlen për të tashmen dhe për të ardhmen”, precizoi Martino. Neuer: Nuk largohem nga Bundesliga

          Minuta e fundit "SPORT"

Portieri i Gjermanisë dhe i Schalkes, Manuel Neuer, ka hedhur poshtë spekulimet për një kalim të mundshëm te Manchester United, pasi që ai dëshiron të mbetet në Bundesliga.

 

“Pas Botërorit, unë definitivisht do të luaj në Bundesliga. Unë kam kontratë me Schalken deri në vitin 2012”, theksoi numri një i portës gjermane.

Manuel Neuer ka qenë në formë të jashtëzakonshme për klubin e tij Schlake 04, por paraqitjet impresive nuk munguan as në Botërorin e sivjetmë, ku ai është një nga katër portierët më të mirë të kampionatit.Fenerbahçe kërkon Klosen

             Minuta e fundit "SPORT"

Sulmuesi me përvojë i Bayern Munichut, Miroslav Klose, ka rënë në radarin e gjigantit turk, Fenerbahçe, pas paraqitjeve të tija mbresëlënëse në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Sipas të përditshmes turke Milliyet, skuadra nga Stambolli dëshiron të transferojë një sulmues me përvojë në prag të sezonit të ri. Trajneri i ri Aykut Kocaman thuhet të jetë adhurues i Kloses, duke e bërë atë menjëherë prioritet për këtë afat kalimtar veror.

Klose nuk arriti të gjejë vend në formacionin startues të Bayernit sezonin e kaluar dhe as që do të gjejë në të ardhmen, prandaj Bayerni dëshiron ta shesë atë që të përfitojë nga largimi i tij.

            Minuta e fundit "SPORT"

Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, ka thënë se do ta mirëpriste transferimin e Joe Cole në White Hart Lane.

“Kur ishim në Afrikën e Jugut, kemi mundur të shohim çdo ditë pasionin dhe dëshirën e tij për t’u përmirësuar. Në stërvitje, ai ishte në formë dhe shumë i fortë, ai e do futbollin, ky është Joe. Kështu që, nëse do të mund ta merrnim një lojtar të tillë në klub, atëherë do të ishte mirë për të gjithë”, theksoi Defoe.

Për Joe Cole që është transfer i lirë, po spekulohet për disa klube të interesuara për të, por favorit mbetet Tottenhami që vitin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe që menaxher e ka njeriun që e zbuloi Joe Cole te West Hami, Harry Redknapp.

            Minuta e fundit "SPORT"

 Milan dhe Inter në garë për Shweinsteiger

Milani dhe Interi do të zhvillojnë ‘derbin lokal’ para kohe, pasi që do t’i hyjnë një lufte për mesfushorin e Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger.

Shweini e ka shfrytëzuar Botërorin për të treguar vlerat e tij, ndërsa paraqitjet e tij fantastike nuk kanë lënë pa u vërejtur nga klubet milaneze.

“Në Botëror, Schweinsteiger ka shkëlqyer më shumë se të gjithë”, theksoi Adriano Galliani ditë më parë për La Gazzeta dello Sport.

Por, për të transferuar gjermanin, çdo skuadër e interesuar duhet të ofrojë si çmim fillestar 25 milionë euro, gjë që është natyrisht shumë për Milanin.

Për Interin nga ana tjetër kjo shumë është shumë normale, pasi që Nerazzurët edhe ashtu ishin në kërkim të Mascheranos që tani kërkohet nga Barcelona. Massimo Moratti është adhurues i flaktë i Schweinsteiger.

           Minuta e fundit "SPORT"

Asi i Milanit, Ronaldinho, është duke e shqyrtuar një ofertë prej 10 milionë eurosh nga gjiganti grek Olypmiakos.

 

La Gazzeta dello Sport shkruan se forma e dobët fizike e Ronaldinhos, e ka detyruar Milanin të mendojë ta shesë brazilianin, pasi që ka nevojë për lojtarë tjerë të rinj.

Dikur lojtari më i mirë në botë ka shumë adhurues të tij, duke përfshirë dhe Olympiakosin që është i gatshëm të bëjë një mega-ofertë për të.

Ronaldinho ende nuk e ka të sqaruar të ardhmen dhe ai është duke menduar për ofertën e grekëve, pasi që oferta e tyre përbën një kontrast mes pagës që kishte deri tani te Milani në vështirësi financiare.

            Minuta e fundit "SPORT" 

  Fly Emirates ndihmon Milanin për Hondan?

Milani do të mund të llogarisë në ndihmën e sponsorit kryesor Fly Emirates, për të transferuar Keisuke Hondan në San Siro.

Sipas mediave japoneze me në krye Sports Nippon, Fly Emirates i ka garantuar Milanit se do t’ia paguajë pagat Hondas nëse arrin ta transferojë atë gjatë këtij afati kalimtar veror. Kompania e aviacionit mezi pret ta shtrojë edhe më shumë ndikimin e brendit në Azi dhe te Honda sheh rastin ideal për ta rritur fuqinë e brendit në fjalë në Japoni.

Të premten La Gazzeta dello Sport e lidhi 24-vjeçarin me një kalim te Milani. Megjithatë, nuk duhet harruar se pas Hondas janë edhe dy klubet shumë më të pasura se Rossonerët, Chelsea dhe Manchester City.

              Minuta e fundit "SPORT"

 Trajneri i Al-Ahlit nuk e pëlqen Cannavaron

 

Menaxheri i ri i Al-Ahlit, David O’Leary, natyrisht se do të ketë një marrëdhënie të ‘nxehtë’ me kapitenin e tij të ri Fabio Cannavaro, pasi që O’Leary kishte thënë për Cannavaron se ai ishte mposhtur nga sulmuesit brazilianë në miqësoren e vitit 2009.

 

“Mendoj se ai është një lojtar që kalohet lehtë prej disa vitesh. Ndoshta nuk e njoh atë mirë, por unë i njoh mbrojtësit. Mendoj se ai u bë i kalueshëm kur shkoi te Real Madridi”, theksoi O’Leary më 22 qershor të vitit 2009.

Saktësisht një vit më vonë, O’Leary dhe Cannavaro do të lidhen së bashku te klubi Al-Ahli, pasi që irlandezi nënshkroi kontratë katërvjeçare për të drejtuar Al-Ahlin. O’Leary do t’i ftojë lojtarët e tij të ri në një kamp stërvitor në Austri të mërkurën.

           Minuta e fundit "SPORT"

Perez kërkon Ozil dhe Muller, Mourinho e do Shweinin

Duket se kontingjenti gjerman në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, ka qenë aq impresiv në shkatërrimet bërë ndaj Anglisë dhe Argjentinës, saqë ata kanë rënë në vëmendjen e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez dhe trajnerit Jose Mourinho.

Siç pohon AS, presidenti i Los Blancos pëlqen shumë dyshen Ozil dhe Muller, e veçanërisht këtë të fundit, të cilin e sheh si ‘Kaka të dytë’ për shkak të aftësive të tija sulmuese, ndërsa në të sheh një përzierje të rinisë dhe efikasitetit para golit në nivelin elitar.

Sa për Mourinhon, dihet se ‘I veçanti’ është admirues i superyllit gjerman Bastian Shweinsteiger. Shweini ka luajtur pothuajse të gjitha rolet në Botërorin e sivjetmë për Gjermaninë, që e bën atë një lojtar të shumanshëm dhe shumë tërheqës për Mourinhon dhe mesfushën e tij. Kampioni i Bundesligas, Bayern Munich, është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të portierit të Holandës, Maarten Stekelenburg, i cili aktualisht luan për Ajaxin.

Kicker shkruan se bavarezët janë në tregun e transferimeve për një portier të ri, pas paraqitjeve të dobëta të Hans-Joerg Butt, ndërsa trajneri holandez Louis van Gaal, e sheh bashkëkombësin e tij si zgjidhje perfekte për gardian të portës.

27-vjeçari është prodhim i akademisë së Ajaxit, ndërsa ka 150 paraqitje për klubin më të madh holandez. Stekelenburg ka treguar paraqitje fenomenale në Kampionat Botëror, kurse nga ana tjetër Ajaxi do të ishte i gatshëm të përfitonte nëse merr një ofertë të mirë nga gjiganti gjerman.               

             Minuta e fundit "SPORT"

Viti i fundit i Topit të Artë!?


Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka zbuluar në një konferencë për shtyp në Johanesburg se çmimi i Futbollistit më të mirë sipas FIFA-s dhe Topi i Artë, që u ndahen futbollistëve më të mirë, do të shkrihen në një çmim të vetëm që do të quhet FIFA Topi i Artë.

Topi i Artë është krijuar në vitin 1956 nga revista franceze France Football që si bazë kishte një sondazh me gazetarë specialistë nga të gjitha vendet. Fillimisht, në të merrnin pjesë vetëm futbollistët evropianë, por së fundmi ka pasur lojtarë joevropianë që e fituan këtë çmim, siç është rasti me Lionel Messin që e fitoi Topin e Artë të vitit 2009.

Çmimi për Futbollistin më të mirë të vitit sipas FIFA-s është krijuar në vitin 1991 dhe është i votuar nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve. Në vitin 2009 ishte po Lionel Messi që mori çmimin për Futbollistin më të mirë të vitit nga FIFA.

Çmimi i ri, ‘FIFA Topi i Artë’, do të prezantohet për herë të parë më 10 janar në Cyrih të Zvicrës. Juria që do ta votojë fituesin e këtij çmimi do të përbëhet nga një kombinim i gazetarëve specialistë dhe nga trajnerët e kapitenët e kombëtareve. 

           Minuta e fundit "SPORT"

Listes se te deshiruarve te Massimo Morattit nga kombetarja Gjermane i eshte shtuar edhe nje emer tjeter, behet fjal per Bastian Schweinsteiger.

Pas interesimit te Ozil dhe Müller, ne list eshte s...htuar edhe mesfushori defensiv, por sipas "Gazzetta dello Sport" Interi do te bej perpjekje per ta sjell Gjermanin ne radhet e veta vetem ne sezonin 2011-2012 pasi qe Mascheranon e ndajn vetem oret nga transferimi i tij tek Inter.
Moratti nuk eshte i gatshem te shpenzoj 30 milion euro per Mascheranon sepse shuma e caktuar nga Liverpool duket e lart, dhe bosi i Nerrazurve shpreson se miqesia e tij shum e mir me trainerin e ri te Redsave, Roy Hodgson mund ta bej me te leht transferimin e mesfushorit Argjentinas duke shpresuar ne uljen e qmimit se paku per 5 milion.

               Minuta e fundit "SPORT"

Klubet italiane Roma dhe Palermo besohet se vazhdojnë të insistojnë për të transferuar mesfushorin e West Hamit, Valon Behrami.

Shqiptari me nënshtetësi zvicerane pritet të zhvillojë biseda me trajnerin e ri të West Hamit, Avram Grant, rreth të ardhmes së tij në Upton Park dhe rreth një rikthimi të mundshëm në Serie A, ku mes tjerash janë të interesuara edhe Genoa, Verona dhe Lazio.

Behrami së fundi ishte pjesë e Kupës Botërore me kombëtaren e Zvicrës dhe pas paraqitjeve të mira, West Ham shpreson të nxjerrë përfitime të mira nga shitja e tij.

              Minuta e fundit "SPORT"

Mesfushori i kombëtares angleze Shaun Wright-Phillips përflitet për një largim nga Manchester City.

Daily Mail shkruan se mesfushori Wright-Phillips do të jetë në listën e lojtarëve që do të pastrohen nga Manchester City, që pritet të transferojë një mori yjesh këtë verë.

Aston Villa është e vetëdijshme për largimin e Shaun Wright-Phillips dhe tashmë ka bërë interesim për të transferuar atë.

              Minuta e fundit "SPORT"

Mesfushori i ri i Manchester Cityt, Yaya Toure, në deklaratën e tij lamtumirës për të përditshmen katalanase El Mundo Deportivo, ka thënë se Barcelona është klubi i tij i zemrës dhe se një ditë do të kthehet në Camp Nou.

“Unë jam një njeri që jep gjithçka në fushë dhe dy sezonet e mia të para në Camp Nou ishin më të mirat e jetës time. Në sezonin e tretë, gjithçka u bë më e vështirë, sepse unë jam njeri i ri që i pëlqen puna e tij dhe futbolli. Unë isha i sigurt se situata nuk do të ndryshonte vitin e ardhshëm, kështu që u largova. Ky vit ka qenë shumë i vështirë për mua. Qëndrimi në bankën rezervë dhe pritja për të luajtur ishte shumë e komplikuar. Unë do të preferoja të shkoja t’u paguaja qiranë njerëzve që nuk kanë, se sa të qëndroja në bankën rezervë”.

“Ky ekip ka lojtarët më të mirë në botë dhe nuk është e lehtë për Pep Guardiolan të zgjedhë se kush duhet të luajë. Guardiola e njeh futbollin, ai është një njeri i mirë për të cilin kam admirim të madh dhe për të cilin nuk mund të them asgjë të keqe. Jam i pikëlluar sepse në gjithë këto vite e pata vetëm Barcelonën në mendjen time dhe tani jam jashtë. Unë jam shumë i pikëlluar sepse klubi është në zemrën time. Koha ime në Barcelonë ishte e shkëlqyer. Këtu unë i kam miqtë e mi më të mirë dhe gjithmonë kam menduar ta përfundoja karrierën te Barcelona”.

“Unë dua të falënderoj të gjithë për atë që kanë bërë për mua. Njerëzit e Barcelonës janë njerëz shumë të mirë të cilët dinë shumë për futboll. Unë nuk kam fjalë përveç se t’u kërkoj falje të gjithë atyre që kërkuan që unë të qëndroj. Unë nuk ndjehem si person që do të largohet nga Camp Nou. Unë jam i bindur se një ditë do të kthehem. Zemra ime është në Barcelonë dhe një ditë unë do ta veshi këtë fanellë përsëri. Unë jam mjaft i sigurt. Barcelona është klubi i jetës time”, përfundoi Toure.

             Minuta e fundit "SPORT" 

Aventura e Adrianos te Roma ka pasur gjithçka pos një starti të mirë, pasi që braziliani do të vonohet në stërvitjet parasezonale pasditen e të hënës, për shkak se i humbi dy fluturime nga Brazili në Romë.

Sportmediaset njofton se sulmuesi ishte ndalur në Brazil për probleme me pasaportën e djalit të tij, por kur kjo është zgjidhur, ai humbi dhe fluturimin tjetër për në Romë, për arsye të cilat ende nuk dihen. Ai është pritur të fillojë stërvitjet të hënën (sot) në ora 10:00, por ai nuk ka arritur me kohë dhe pritet të arrijë në Romë gjatë ditës.

‘Perandori’ do të ketë nga dy stërvitje në ditë deri në fillim të sezonit të ri: një me lidhje normale futbollistike, ndërsa një tjetër që fokusohet në përmirësimin e formës fizike.

            Minuta e fundit "SPORT"

Sulmuesi i Ajaxit, Luis Suarez, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do të mirëpriste një ofertë nga Manchester Unitedi apo Barcelona.

Përkundër faktit se është i lumtur te Ajaxi, Suarez ka thënë se një ofertë nga një klub i madh siç është Manchester United apo Barcelona mund ta detyrojë atë të largohet nga klubi më i madh holandez.

“Manchester United dhe Barcelona janë klubet elitare evropiane. Nëse ata thërrasin, ju dëgjoni. Unë do të doja të largohesha nga Ajaxi vetëm për një ekip të asaj kategorie”, theksoi Suarez për Daily Star Sunday.
 
              Minuta e fundit "SPORT"

Interi është duke shqyrtuar transferimin ose të mbrojtësi të Liverpoolit, Glen Johnson ose të anësorit të Tottenhamit, Gareth Bale, si alternativë për zëvendësimin e Maiconit, që pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Sipas Il Corriere dello Sport, Massimo Moratti është duke i bërë presion Florentino Perezit që të paguajë 35 milionë euro për Maiconin, që do të detyrojë Interin të futet në tregun anglez të transferimeve.

Thuhet se drejtori i Interit, Marco Branca, ka kontaktuar Tottenhamin për Gareth Bale, ndërsa klubi nga White Hart Lane e ka bërë të qartë se kërkon 20 milionë funte, pasi që nuk ekziston nevoja për ta shitur Bale sepse ai është i nevojshëm për sezonin e ardhshëm. Rafa Benitez nga ana tjetër dëshiron ta transferojë Glen Johnson në Meazza edhe pse kjo do të jetë më se e vështirë.
 
          Minuta e fundit "SPORT"               

Chelsea, 15 milionë për Meireles? Chelsea thuhet të jetë pranë transferimit të mesfushorit portugez Raul Meireles nga Porto për 15 milionë funte.

Portugezi në të kaluarën ka qenë nën shënjestrën e Arsenalit dhe Manchester Unitedit, ndërsa është thënë se Real Madridi është shumë pranë transferimit të tij. Megjithatë, kthimi i Mourinhos kah Maiconi, ka bërë që Los Blancos të heqin dorë nga gara për Meireles.

Tani, The Mirror spekulon se Chelsea është buzë transferimit të mesfushorit të Portos për 15 milionë funte. Ky hap i Chelseat vjen pas largimeve të Joe Cole dhe Michael Ballack.

          Minuta e fundit "SPORT"

Juventusi gjithnjë e më pranë Dzekos

Juventusi është gjithnjë e më pranë transferimit të sulmuesit të shumëkërkuar, Edin Dzeko, ndërsa sportivja torineze Tuttosport parashikon që transferimi i sulmuesit boshnjak nga Wolfsburgu do të kompletohet brenda dy javësh.

Më në fund duket të ketë dalë në horizont një klub serioz që ka mundur të bindë gjermanët të heqin dorë nga shërbimet e tij, me Milanin dhe Manchester Cityn e Manchester Unitedin në të kaluarën të lidhur me të.

Juventusi për të bindur gjermanët të cilët kërkojnë 35 milionë euro, do të përdorë Diegon, i cili pëlqehet shumë në qarqet e Bundesligas. Së shpejti pritet të mbahet dhe takimi i nivelit të lartë mes dy drejtorëve, Giuseppe Marotta dhe Dietet Hoeness. 

           Minuta e fundit "SPORT"

Pique:
“Zemra e Cesc është në Barcelonë”Në një intervistë për të
përditshmen Angleze, Daily Star, Gerard Pique beson që shoku i tij
në kombëtare, Cesc Fabregas është i gatshëm të transferohet në Camp
Nou. Ai është cituar duke thënë: “Unë e di qe shumë vite që Cesc
...dëshiron të vijë në Barcelonë, por tash dëshiron ...edhe
më shumë,” tha mbrojtësi Spanjoll.Pique thotë që këto ditë që kanë
jetuar së bashku me shokët tjerë të kombëtares dhe të Barcelonës
si Xavi, Iniesta, Valdes, Puyol, Busquets dhe David Villa, Cesc
Fabregas ka qenë shumë i sinqertë me ta: “Tash jemi të fokusuar në
kombëtare, por zemra e tij është në Barcelonë. Mendoj që ai tash
është duke e menduar veten duke veshur fanelën e Barcelonës për
sezonin tjetër.

 

 

 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free