minutaefunditsport
  Tenis
 


McEnroe: Nadal mund ta fitojë US Open

Sipas legjendës së tenisit, John McEnroe, Rafael Nadal është definitivisht në gjendje ta fitojë US Open këtë vit, me çka dhe do të kompletonte tripletën e ‘grand slam’ turneve të fituar këtë vit.

“Nadal dëshiron ta fitojë US Open me aq dëshirë sa që, do të ishte e vështirë të mos e favorizonim edhe pse ai nuk e ka fituar kurrë atë. Ai djalosh është një kafshë më vete, mentalisht dhe fizikisht është fantastik dhe definitivisht ai mund ta bëjë atë”, ka thënë McEnroe.

Numri një i botës së tenisit Nadal, i ka fituar të tre titujt ‘grand slam’, por kurrë nuk e arriti finalen në Flushing Meadows të US Open.

   Minuta e fundit "SPORT"

Nadal: Më shumë se ëndërr

Fituesi i edicionit të sivjetmë të Wimbledonit, Rafael Nadal, ka deklaruar se titulli i tij i dytë i Wimbledonit e përbën një ëndërr për të.

“Është më shumë se një ëndërr për mua. Pas një viti të vështirë për mua dhe ajo mungesë në edicionin e kaluar, këtë vit unë u riktheva dhe ta kem këtë trofe në dorë është më shumë se një ëndërr”, theksoi Nadal.

Ky është titulli i tetë ‘grand slam’ i Rafael Nadalit, ndërsa me 24 vjetët e tij, ai ka mjaft kohë për t’iu afruar Roger Federerit që ka 16 tituj ‘grand slam’.
   
     Minuta e fundit "SPORT"


Wimbledon, Nadal fiton titullin e dytë Numri një i botës së tenisit, Rafael Nadal, e ka spastruar nga rruga bartësin e 12-të, Tomas Berdych, me rezultat të pastër në tri sete për ta fituar turneun e tetë ‘grand slam’ në karrierën e tij.

Nadal ishte shumë i fortë për çekun Berdych, pasi që fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-3, 7-5 dhe 6-4), në një ndeshje që u zhvillua për 2 orë e 13 minuta në fushën qendrore të Wimbledonit.

Nadal bëhet tenisti i parë spanjoll që e fiton dy herë Wimbledonin dhe njëkohësisht me fitoren në finale, ai regjistroi fitoren e 14-të me radhë në turneun më të madh të tenisit.
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free